×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Daçiq: Ironike që vendet si Turqia e Gjermania që kryen gjenocid me shekuj të jep leksione politike

    Insajderi
    25 May 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i puhstetshëm në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për Rezolutën e OKB-së që ka shpallur 11 korrikun si datë kur do të kujtohet për çdo vit gjenocidi i kryer nga Serbia në Srebrenicë.

    Ai ka goditur Turqinë e Gjermaninë, duke thënë se “është ironike në raport me popullin serb” që këto shtete kanë qenë sponsor të Rezolutës për Srebrenicën.

    “Imagjinoni ironinë për serbët, se gjermanët dhe turqit ishin krijuesit kryesorë të tekstit të asaj rezolute. Dhe tani, ju e dini, është aq hipokrite në raport me popullin tonë, që dikush që ju vrau dhe kreu gjenocid dhe spastrim etnik me shekuj, tani po ju jep disa leksione politike dhe morale për të gjitha këto. Gjermanët e njohën Holokaustin sepse u mundën”, ka thënë ish-kryediplomati serb Daçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark