×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina rikrijon performancën e Rihannas në “Super Bowl” e veshur në të kuqe dhe barkun e fryrë artificial

    Insajderi
    22 February 2023 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rihanna bëri një rikthim magjik në “Super Bowl” pas një pauze të gjatë.

    Performanca e saj e 12 shkurtit përfshiu një performancë të jashtëzakonshme të artistes e kompletuar edhe me valltarë profesionit por padyshim ajo që mori vëmendje të madhe ishte shtatzënia e saj e dytë dhe zbulimi i barkut të rrumbullakosur.

    Rikthimi saj bëri bujë të madhe edhe në rrjete sociale dhe u risoll në versione të ndryshme, në të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri. 

    Artistja nga Kosova ka bashkëpunuar me dy valltarët e njohur Kalin Brother  për të rikrijuar një skenë të shkurtër nga performanca e Rihannas.

    Dafina shihet e veshur e tëra në të kuqe ndërsa ka vendosur edhe një barë artificial për të improvizuar shtatzëninë teksa dy valltarët e veshur në të bardha kërcejnë prapa saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark