×
Show

Dafina Zeqiri pozon e zhveshur e mbuluar vetëm me gjethe

Insajderi
17 December 2019 - 13:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ditë më parë lansoi projektin e ri muzikor të titulluar “Vuj Vuj Vuj”.

Përderisa kanë kaluar vetëm dy ditë nga lansimi i këtij projekti i cili u prit mjaft mirë nga fansat, ajo është akoma duke i shijuar pushimet në ishujt luksozë “Maldive”.

Nga atje, 30-vjeçarja nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, duke i ekspozuar linjat trupore.

https://www.instagram.com/p/B6FfKjlBzK2/?utm_source=ig_embed

Gjatë ditës së sotme (e martë), e njëjta ka realizuar disa fotografi atraktive në të cilat shfaqet tërësisht e zhveshur.

Në fakt, artistja Zeqiri ka mbuluar me gjethe pjesën tek gjoksi, ndërsa duket në top formë edhe me flokët e shkurtëra.

“Lule lule”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve, ku siç shihet aludon me projektin e saj “Lule Lule” që e solli në muajin korrik në bashkëpunim me reperin Lumi B.

https://www.instagram.com/p/B6LAxKchNhH/?utm_source=ig_embed

Këtë vit, Dafina ka qenë tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark