×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Zeqiri reagon pas ngjarjes së rëndë me 11 vjeçaren në Prishtinë

    Insajderi
    30 August 2022 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë.

    Në media u raportua se një 11-vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë persona.

    Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta duke filluar nga qytetarët, deri tek fytyrat publike.

    E një reagim i tilli erdhi edhe nga artistja shqiptare, Dafina Zeqiri e cila me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, kërkoi nga prindërit të kujdeseshin për fëmijët e tyre.

    “Prindër ju lutem kujdesuni për fëmijët tuaj!!! Mësojeni dhe në shtëpi! Lutem qe drejtësia do ta jap dënimin e duhur”, shkroi ajo ndër tjerash

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark