Kampioni i ri i Kosovës në futboll, Ballkani ka zhgënjyer në ditën kur dukej të jetë festa më e madhe në Suharekë.
Skuadra e Ballkanit, e entuziazmuar nga trofeu i titullit të kampionit i pari në histori që e siguroi një ditë më parë, sikur ka harruar që ka ndeshje sot dhe është mposhtur nga Malisheva me rezultat 2:3
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit Ilir Daja, t për Art Sport, ka thënë se skuadra e tij më shumë ishte në festë – sesa në fushë.
“Gjatë gjithë kampionatit kemi pësuar 7 gola, sot kemi marrë 3 gola, ka një arsyetim, sepse pasi siguruam titullin, nuk ishte roli i duhur. Personalisht doja që ndeshjet që kemi t’i vlerësojmë në maksimum – na pret Evropa pas dy muajsh dhe nuk duhet ulur ritmi”, tha fillimisht Daja.
“Malisheva ka bërë detyrën e vet, sot ishim më shumë në feste, sesa në fushë. Kjo është arsyeja pse ekipi kishte një fytyrë tjetër”, përfundoi ai.