×
  • Sport
  • Sport

    Daja i kënaqur me fitoren si mysafir i Drenicës, por e pranon se skuadra e tij nuk po kalon momente të mira

    Insajderi
    16 April 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja i është gëzuar fitores së arritur nga skuadra e tij.

    Por, ai pranon se Ballkani nuk po kalon formë të mirë.

    Ai ka arsyetuar formën e dobët të kampionit në fuqi të Kosovës në futboll. Ballkani të dielën fitoi në udhëtim ndaj Drenicës 1:0.

    “Ndoshta me një gabim të portierit fituam ndeshjen, por do të veçoja edhe rastet që kishim për gol të Nazmi Gipshit dhe Albin Berishës. Duhet të themi se ka ngarkesë psikologjike në skuadër dhe nuk është se në këtë periudhë të fundit kemi formë të mirë. Sot u pa në pjesën e dytë edhe një rënie fizike, gjëra që ndodhin, por e dinim se do të ishte e vështirë ndaj Drenicës. Kemi dyfishin e ndeshjeve në raport me skuadrat tjera. Sot mund ta kemi luajtur ndeshjen e 52-të. Por, këto luhatje të formës nuk janë vetme në Kosovë. Cluji, Slavia e Pragës e po ashtu Shkupi nuk janë në vendin e parë”, ka thënë Daja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark