×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Aktuale

    Daja i ministrit Peci e vëllai i kryetarit Hetemi, përfitojnë shtëpi nga fondi i Qeverisë

    Insajderi
    26 June 2024 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daja i Faton Pecit, dhe vëllai i kryetarit të Leposaviçit, Lulzim Hetemi, kanë përfituar 46 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të tyre. Këto mjete janë ndarë nga MAPL-ja në kuadër të fondit për ndërtim e renovim shtëpish. Gazeta Insajderi ka kërkuar nga kjo ministri listën e plotë me emra të përfituesve, por të njëjtit nuk kanë ofruar qasje nën arsyetimin e ruajtjes së privatësisë, ndonëse listat e përfituesve të mëhershëm ishin publikuar në web-faqen e ministrisë. Ndërsa lidhur me këto fonde që u ndanë, Specialja ka nisur hetimet.

    Gazeta Insajderi

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, deri më tani nuk kanë treguar emrat e përfituesve për ndërtim të shtëpive.

    Megjithatë, Gazeta Insajderi nga burime ka mësuar se në mesin e përfituesve është Besim Asllani, i cili ka lidhje familjare, me ministrin Faton Peci, dhe Bashkim Hetemi, vëlla i kryetarit, Lulzim Hetemi.

    Ministri Peci, personin që ka përfituar nga thirrja e MAPL-së, e ka daj.

    Afërsia e tyre mund të kuptohet edhe në fotot e mëposhtme:

    Peci në vitin 2023, kishte paralajmëruar se shtëpia, pranë truallit të gjyshit të tij, sërish do të ndërtohet.

    Ky postim është shpërndarë edhe nga daja i tij.

    Ndërsa në një postim tjetër, ministri dhe Asllani shihen se kanë dal për kafe së bashku.

    Ju tek ministrit me dal me mu“, ishte mbishkrimi i vendosur në fotografinë e tyre nga Besim Asllani.

    Përveç tij, 46 mijë euro për ndërtim të shtëpisë ka marrë edhe Bashkim Hetemi, që është vëlla i kryetarit të Leposaviçit, Lulzim Hetemi.

    Madje nga postimet në profilin e tij në “Facebook”, kuptohet se shtëpisë ia ka bërë “përhajrin”.

    Ndërsa ka edhe foto familjare me kryetarin Hetemi.

    Çka thanë dy përfituesit e fondeve pasi dolën përfitues?

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me dajën e Faton Pecit, ai ka konfirmuar se ka përfituar subvencionim.

    Besim Asllani tha se nuk ka ndikuar afërsia që të dal përfitues, pasi sipas tij në luftë i janë djegur dy shtëpi.

    Jo nuk qëndron fakti qe jam përfitues me që jam daja i ministrit Peci ,por që me të drejte jam përfitues sepse mu dhe familjes time me janë djegur dy shtëpi gjatë luftës 1999. Njëra me është djegur Mitrovicën e Veriut, ndërsa sa tjetra në komunën e Leposavicit. 15 vite kam jetuar me qera mbas 1999. Kurrë asnjëherë s’kam përfituar asgjë nga komuna e as Qeveria. Unë me të drejtë kam aplikuar për rindërtim edhe në Mitrovicën e Veriut edhe në komunën e Leposaviçit, sepse me janë djegur pronat në të dy lokacionet. Andaj pse pasna qëlluar daja i ministrit aktual nuk do të thot që më cenohet e drejta për rindërtim“, tha Asllani për Gazetën Insajderi.

    Ndërsa Bashkim Hetemi, vëllai i Lulzim Hetemit nuk ka pranuar të deklarohet për rasti, ndonëse ka pranuar se ka përfituar 46 mijë euro.

    Hulumtimi i Insajderit për milionat e shpërndara nëpër shtëpi nga Ministria e Elbert Krasniqit- Specialja konfirmon hetimet

    Gazeta Insajderi në dhjetor të 2023-tës përmes një hulumtim disa mujor kishte zbuluar se si Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e drejtuar nga Elbert Krasniqi e kishte shpenzuar fondin 3 milionësh për ndërtim e renovim shtëpish. Kompanitë që kryejnë këto punë u zgjodhën pa tender, diçka që në projektet e më hareshme të gjasshme qeveritare u bë ndryshe.

    Gazeta Insajderi ka raportuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet lidhur me këtë tender.

    “Kane kërkuar të gjitha dokumentet me të dhëna nga MAPL”, tha burimi i Insajderit.

    Gazeta Insajderi poashtu ka kërkuar përgjigje edhe nga Prokuroria por të njëjtit, nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

    “Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se Prokuroria Speciale në këtë fazë nuk mund të iu ofroj asnjë informacion”, tha zëdhënësja për media e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark