×
  • Sport
  • Sport

    Daja pas barazimit ndaj Dritës: Është një rezultat pozitiv

    Insajderi
    06 November 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është ndarë i kënaqur me pikën e fituar në përballjen me Dritën.

    Ndeshaj derbi në mes të Dritës dhe Ballkanit përfundoi baras, 2:2.

    “Kishim shumë mungesa dhe disa kishim frikë t’i aktivizonim për shkak të ndeshjeve të forta ku vetëm të premten u kthyem për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Dritës. Me gjithë këto probleme dhe duke luajtur me Dritën që është liderë, është një rezultat pozitiv, pasi ruajmë distancën në katër pikë dhe duke llogaritur që kemi ndeshje ende në dispozicion që nuk i kemi kryer.

    Kemi qenë dy herë në disavantazh dhe përgëzoj lojtarët për karakterin dhe personalitetin që kanë. Besoj se karakteri dhe personaliteti i tyre tregon se mund të bëjnë gjëra të pamundura”, ka thënë Daja pas ndeshjes. /Koha.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark