×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: Kthim prapa nëse Kosova kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për zgjedhjet e reja në veri

    Insajderi
    16 August 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi se Kosova ka mundësi që t’i organizojë zgjedhjet në veri.

    Ajo e konsideron si kthim prapa nëse do të kërkohej ndihmë nga ndërkombëtarët për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

    “Ajo do të jetë vlerësim gjithsesi i KQZ-së, jo i mi , natyrisht ky është mendim i i mi personal po gjithsesi do të ishte kthim prapa sepse Kosova e ka arritur një standard në organizimin e zgjedhjeve, standard që e kanë vlerësuar të gjitha institucionet qoftë vendore qoftë ndërkombëtare dhe do të ishe besoj hap i gabuar që tash të kthehemi në një pikë ku kemi qenë shumë kohë më parë ”, tha ajo për RTV21.

    E pyetur se a a mund të jetë ky udhëzim një bazë ligjore për ta sfiduar sistemin në përgjithësi. Daka tha se nuk e konsideron si të tillë.

    “Udhëzimi administrative mund vetëm ta përcaktojë procedurën se si do të zhvillohet mbajtja apo mbledhja e nënshkrimeve për peticion por nuk mund të krijojë bazë të re ligjore .Ajo ka qenë vlerësimi asaj ministrie, ata e konsiderojnë por gjithsesi ai udhëzim administrative mund të rregullojë vetëm procedurat asgjë tjetër. Nuk mund të jep më shumë kompetenca se ato që janë të përcaktuara me ligjin përkatës “, tha Daka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark