×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin detaje rreth plagosjes në Durrës, ja për çka dyshohet

    Insajderi
    26 January 2024 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i plagosur në Durrës, gjë e cila dyshohet se ndodhi pas një sherri mes dy komshinjve.

    Dyshohet se një 50-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të një 40-vjeçarit, siç thuhet, për shkak të zhurmave që vinin nga apartamenti i tij dhe gjatë orëve të natës.

    I plagosuri ka marrë dy plumba dhe është dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor, shkruan TCh.

    Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark