×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dalin pamjet nga arrestimi i grupit të drogës në Shqipëri, në të cilin dyshohet të jetë edhe asamblisti i VV-së (VIDEO)

    Insajderi
    15 August 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me mbi 10 mijë doza ekstazi.

    Emri që bie në sy është ai i Besnik Mujecit, e që është njëherit edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

    Personat në fjalë kishin gjetur edhe një metodë të pazakontë për të shitur drogën, duke e mbështjellë me një letër, në të cilën ishte stampuar edhe logoja e “Louis Vuitton”.

    “Ajo që binte në sy nga ky operacion është që janë vëzhguar nga agjentët e antidrogës me metoda speciale edhe në terren. Në disa raste janë bërë edhe blerje të stimuluara duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, çka do të thotë që në disa raste punonjësit e policisë kanë qenë të infiltruar si klientë kryesisht në lokalet e natës dhe në zonën e ish Bllokut”.

    “Ajo që vinte në sy gjatë përgjimeve dhe mbajtjes në vëzhgim nga agjentët, ka rezultuar se këta persona por edhe të tjerë që janë bashkëpunëtorë, gjatë muajve të verës kanë shitur këto doza ekstazi edhe në zonat e plazhit. Konkretisht, në zonën e Himarës po Dhërmiut“, thuhet në njoftimin e organeve.

    Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit të grupit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark