×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Dalin pamjet, RENEA dhe FNSH rrethojnë shtëpinë e Evis Martinajt, çfarë po kërkohet?

    Insajderi
    26 December 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mëngjesin e sotëm tek banesa e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit kanë zbarkuar RENEA, FNSH dhe policia e shtetit.

    Ervis Martinaj që prej muajit gusht rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

    Ende nuk dihet se çfarë po kërkon policia, por dyshohet se RENEA dhe FNSH mund të kenë gjetur prova që lidhen me fatin e Ervis Martinajt.

    Fati i Martinajt është mister që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

    Në videon e publikuar më 22 shtator, ku u shfaq për herë të fundit Vis Martinaj, “mbreti i lotove” shihet i shoqëruar nga një femër dhe ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami tashmë i arrestuar, në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit.

    Që nga ajo mbrëmje askush nuk di të thotë cili është misteri i zhdukjes së tij.

    Hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.

    Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

    Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark