×
Show

Dalin shifrat, ja sa paguhen VIP-at shqiptar për një postim në Instagram

Insajderi
17 October 2018 - 15:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Luana Vjollca –  Moderatorja shqiptare është një prej personazheve publikë që na tregon se, biznesi i rrjeteve sociale është një burim i mirë të ardhurash. Luana Vjollca është një prej të paktave të famshmeve që arriti 1 milion ndjekës këtë vit. Por nëse pyesni sa paguhet ajo për një postim, atëherë “iconstyle.al” arriti të merrte një informacion. Mësohet se moderatorja kërkon plot 1.200 euro për një postim dhe një “InstaStory” në rrjetin social të Instagram-it dhe duket se çmimi nuk është i diskutueshëm.

Ilda Bejleri – 333 mijë ndjekës

Moderatorja simpatike paguhet afërsisht 500 euro për 5 postime, që i bie minimalisht 100 euro për një postim.

Rashel Kolaneci – 338 mijë ndjekës

Edhe pse e shkëputur tashmë nga ekrani, Rashel ka arritur të ketë 338 mijë ndjekës. Paga minimale që merr ajo për nëj postim në Instagram është 300 euro. Megjithatë rikthimi i saj në ekranin e televizionit “Klan” si konkurrente e “Dance With me”, pritet që të jetë një sukses i madh për ish-velinën edhe në këtë drejtim.

Arjon Muça – 44 mijë ndjekës

Arjon Muça ka zbuluar gjithashtu shumën e madhe që ka marrë për një postim në Instagram. I ftuar në Pop Culture, ish-banori i BB, ka ndarë disa sekrete nga jeta e tij private, mes të cilave edhe se është paguar 1000 euro për një publikim.

Roza Lati – 347 mijë ndjekës

Moderatorja Roza Lati ka qenë ndër të parat që ka folur troç se Instagramin e përdor edhe për qëllime fitimi. Në një intervistë në 2017-n, Roza ka treguar se merr 500 euro-600 euro vetëm me një postim, por mund të ketë edhe pagesë mujore. Mirëpo e ftuar dje në emisionin e pasditës “Rudina”, Roza ka treguar se është paguar edhe 1000 euro për një postim.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark