Kombëtarja kroate fitoi vendin e tretë në Kupën e Botës pasi mposhti Marokun 2-1.
Pas ndeshjes u deklarua trajneri kroat Zlatko Daliq, i cili tha se fitoren ia dedikon ish-trajnerit Qira Blazheviqit.
Qira Blazheviq u përgjigj me lot. Kjo kryesisht për shkak të suksesit të tij, pasi ishte mësuesi i Zlatko Daliqit.
Blazheviq është deklaruar duke thënë se kjo fitore ia ka zgjatur edhe më tej jetën.
“Jam i sëmurë, menjëherë bëra më mirë”, është deklaruar Blazheviq.
“Falënderoj heronjtë kroatë, kjo është një mrekulli. Faleminderit atyre, faleminderit edhe gjeneralit Daliq, ata e bënë popullin kroat të lumtur dhe e afirmuan atdheun e tyre, ne e bëmë atë në vitin 98 dhe tani jam i lumtur dhe i qetë, ma zgjatën përsëri jetën dhe i bënë këto ditë më të bukura. Urime të gjithëve dhe puthje nga unë”.