×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dallgë deri në 3,5 metra në Vlorë, anulohen të gjitha lundrimet

    Insajderi
    20 November 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës për datën 19, 20, 21, 22 nëntor 2022 në drejtim të jugut dhe juglindjes në gjirin e Vlorës parashikohet që lartësia e dallgëve të shkojë nga 1.80 deri 3.50 metra.

    Në këto kushte autoritetet kanë ndaluar dhënien e lejes për lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

    “Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  19, 20, 21, 22 nëntor 2022. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark