×
  • Sport
  • Sport

    Dallku ankohet në referim pas humbjes ndaj Gjilanit

    Insajderi
    03 May 2023 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku nuk është ndarë i kënaqur me referimin ndaj ekipit të tij në ndeshjen kundër skuadrës së Gjilanit. Dukagjini, të mërkurën u mposht 2:0 në udhëtim nga Gjilani në duelin e xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës.

    Pas ndeshjes, Dallku ka thënë se gjyqtari kishte tendencë ndaj ekipit të tij dhe se një gjë e tillë u pa haptazi. Megjithatë, ai insistoi se Dukagjini nuk do të dorëzohet dhe do të luftojë deri në fund në tentimin për të siguruar një vend që sezonin tjetër dërgon në garat evropiane.

    “Në pjesën e parë nuk patëm paraqitje të mirë ku edhe pranuam një gol që mund të ishte i evitueshëm, U kthyem në pjesën e dytë, por nuk jam i kënaqur me punën e referimit edhe pse nuk dua të futem më thellë pasi gjithçka u pa brenda lojës ku kishte ndaj tendencë ndaj nesh. Mirëpo, në do të luftojmë deri në fund ndaj secilit kundërshtar dhe do të shohim ku do të përfundojmë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark