Simptomat kryesore të Covid-19 pothuajse tashmë janë të njohura se cilat janë: kollë, lodhje, ethe.
Mirëpo, jo të gjitha simptomat krijohen në mënyrë të barabartë.Ndërsa, ju mendoni se keni shenja të virusit, por ato mund të jenë thjesht pjesë e alergjisë apo gripit sezonal shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
“Ka shumë simptoma të ftohjes, gripit dhe Covid-19 që janë të ngjashme dhe mund të jenë të vështira për t’u dalluar”, tha Ramzi Yacoub, zyrtar kryesor i farmacive.
“Megjithatë, ndryshimi mes këtyre është simptoma e Covid-19 e cila është gulçimi.Nëse keni Covid-19, gulçimi ndodh shpesh 5-10 ditë pas etheve”, shtoi ai.
Sipas OBSH-së, përpos simptomave paraprake të cekura, disa pacientë ka pasur dhimbje të fytit dhe diarre.
Nga lista e CDC-së këto janë simptomat kryesore të Covid-19:
-Kollë,
-Gulçim apo vështirësi në frymëmarrje,
-Lodhje,
-Dhimbje e muskujve,
-Dhimbje e fytit,
-Humbje e shijes,
-Nauze apo të vjella,
-Diarre.