×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Danas: “Nga Vuçiq pritet nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën, prandaj s’po i kërkojnë sanksionet ndaj Rusisë”

    Insajderi
    21 February 2023 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Edhe pse vendosja e sanksioneve kundër Federatës Ruse mbetet kushti themelor për vazhdimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën BE nuk do të heq dorë, trysnia ndaj Beogradit është zbutur sepse BE dhe ShBA presin e zgjidhjen e çështjeve me Kosovën”. Kështu shkruan të ketë mësuar nga burime diplomatike e përditshmja serbe “Danas”, përcjell Insajderi.

    Gjatë këtyre ditëve është lajmëruar se BE do të miratojë paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, në dritën e një-vjetorit të agresionit rus mbi Ukrainën, dhe Serbisë do t’i kërkohet sërish t’i bashkohet sanksionet.

    Mirëpo, shkruan Danas, “siç na është thënë, BE kuptoi se veza është më e vjetër se pula, që do të thotë, që çështja e marrëdhënieve malinje mes Serbisë dhe Rusisë zgjidhet përmes Kosovës, prandaj po provojnë të eliminojnë shkakun”.

    Media serbe thotë se, përveç që Rusia është e rëndësishme për Serbinë për shkak të statusit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Serbia gjithashtu ka nevojë për Rusinë në fushatën e saj të çnjohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

    “Përveç kësaj, fakti se Serbia nuk e mbështet Rusinë në institucione ndërkombëtare është shumë më e rëndësishme se sanksionet për amerikanët, të cilët e kanë marrë në dorë zgjidhjen e çështjes me Kosovën, ndërsa sanksionet janë të rëndësishme për evropianët”, thotë media serbe.

    Në këtë moment, para takimit të rëndësishëm në Bruksel më 27 shkurt, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënimet ndaj Serbisë nga BE-ja për shkak të mosvendosjes së sanksioneve mund të jenë kundërproduktive. Sipas burimeve të tyre, pasi që të dyja palët pritet të nënshkruajnë planin amerikano-evropian për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i njohur më mirë si propozimi franko-gjerman.

    Siç shtojnë ata, situata duhet parë edhe nga një këndvështrim më afatgjatë, gjegjësisht çfarë do të ndodhë pas nënshkrimit, nëse ndodh, sepse mund të konkludohet se Serbia, përkatësisht Vuçiqi, do ta kushtëzojë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, gjë që Kurti refuzon ta bëjë, gjë që po i shkakton “humbje të simpatisë dhe mbështetjes amerikane”.

    Në opinion tashmë po përmenden skenarë se nëse Kurti kundërshton fuqishëm Asociacionin, në Kosovë do të ketë zgjedhje të reja, të provokuara.

    Burimet e Danas, nga ana tjetër, besojnë se pas zgjedhjeve të shpejta mund të ketë komplikime në formimin e qeverisë së re, sepse Kurti mund t’i fitojë taktikisht dhe të bëhet edhe më i fortë.

    Sipas tyre, opsioni tjetër është se vetëm shantazhi dhe “prishja e plotë e marrëdhënieve me ShBA-në mund të ndryshojë diçka”, ndaj të cilit qytetarët mund të reagojnë dhe ta dobësojnë Kurtin../Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark