×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu mbërrijnë në Gjykatë (PAMJE)

    Insajderi
    04 August 2023 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot pritet të mbahet seanca përfundimtare ku do të shpallet aktgjykimi ndaj dy Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

    Të akuzuarit kanë mbërritur në Gjykatë, siç mund të shihet nga pamjet.

    Marigona Osmani u vra kur ishte vetëm 18 vjeçe.

    Pak para fillimit të seancës përfundimtare ku do të shpallet aktgjykimi, ka nisur protesta para Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

    Shumë nga protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrime si ‘Dënim maksimal për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun” e “Motivi i vrasjes: Patriarkaliteti”.

    Ndryshe, avokati i palës së dëmtuar, familjes Osmani, Gazmend Rexhepi ka kërkuar që ndaj të akuzuarve të shpallet dënimi kapital.

    Sipas Kodit Penal te Kosovës, ky dënim më i rëndi që e njohin ligjet e Kosovës është ai me burgim të përjetshëm.

    Ndërkohë familja e 18-vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

    Sipas të dëmtuarve, vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta dhe është ende më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark