×
  • Lajme
  • Aktuale

    Darka me Vuçiqin në Bruksel: Kurti i ikë pyetjes së gazetarëve

    Insajderi
    12 May 2021 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet gazetarëve, lidhur me rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë, ashtu siç ka premtuar në fushatë zgjedhore dhe para saj.

    Gazetarja:  Kryeministër a e keni paraparë rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë para fillimit të dialogut në Bruksel.

    Kryeministri: Për çështje të tjera flasim në kryeministri ose institucione të tjera.

    Kurti ka refuzuar përgjigjen derisa ka bërë homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani.

    Kujtojmë se pas pak ditësh, kryeministri Kurti mund të udhëtojë në Bruksel ku do të ketë një darkë të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Para kësaj darke, Borrell ka thënë se ‘Bashkimi Evropian ka një problem të madh gjeopolitik’ në Ballkanin Perëndimor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark