×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dasma kthehet në mort, dhëndri në Tajlandë vret nusen, 3 të ftuar të tjerë dhe bën vetëvrasje

    Insajderi
    27 November 2023 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë një ceremonie martesore në Tajlandë, ku dhëndri, një ish-ushtarak dhe atlet paraolimpik, vrau me armë zjarri nusen dhe 3 persona të tjerë, përpara se të vetëvritet.

    29 vjeçari Chaturong Suksuk dhe 44 vjeçarja Kanchana Pachunthuek u martuan të dielën në verilindje të Tajlandës. Sipas raportimeve, ai u largua nga ceremonia papritur, për t’u kthyer me një armë zjarri me të cilën qëlloi për vdekje nusen e tij të re, vjehrrën dhe kunatën, teksa plumbat i morën jetën dhe një të ftuari.

    Personat e pranishëm në ceremoni tregojnë se 29 vjeçari pati një debat me bashkëshorten, e cila ishte disa vjet më e madhe se ai.

    Chaturong ishte një atlet paraolimpik. Vitin e shkuar ai fitoi medalje të argjendtë në not në Lojërat Aziatike që u mbajtën në Indonezi, teksa ishte në listën e pjesëmarrësve dhe në Ëorld Abilitysport Games që do të mbahen muajin e ardhshëm në Tajlandë.

    29 vjeçari e kishte humbur njërën nga këmbët teksa shërbente në këmbësorin e ushtrisë tajlandeze, në një mision për ruajtjen e kufirit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark