Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar rrugën Bajram Kelmendi, e njohur si 4 Llullat.
Përmes një videomesazhi në profilin e tij në facebook, Haradinaj është shprehur se kjo pjesë e qendrës së qytetit gjindet në kaos për vite të tëra. Sipas Haradinajt, problemet me infrastrukturë në këtë pjesë të kryeqytetit po e bëjnë të vështirë jetesën e banorëve.
Haradinaj u zotua se këtë pjesë e cila gjendet në zemër të Prishtinës, do ta nxjerr nga ky kaos.