Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka folur lidhur me sondazhet që po publikohen pak ditë para zgjedhjeve.
“Sondazhi më i mirë është qytetari i Kosovës. Për këto tri javë qaq sa po na qesin në sondazhe une kam takuar fizikisht, një nga një. Sondazhin më të mirë kanë me e kallxu qytetarët e Kosovës më 14 shkurt” theksoi Haradinaj.
Ndër të tjera, Haradinaj shtoi se Aleanca do të dalë shumë më mirë sesa e paraqesin në sondazhe, që sipas Haradinajt janë të manipuluara nga grupe të caktuara të interesit.
“Aleanca do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve” shtoi Haradinaj.