Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vizituar fshatin Bardhosh të Prishtinës për të cilin ka thënë se pushteti e ka harruar.
Haradinaj ka thënë se në Programin për Prishtinën, në Bardhosh parashihen shumë investime si në çerdhe, parqe dhe qendër të kulturës, rehabilitim i objektit ekzistues të Akademisë për fshatin. “Aktivizimi i Ambulancës, e cila i plotëson të gjitha kushtet, do të bëhet Qendër e Mjekësisë Familjare, duke pasur parasysh se ka mbi 10 mijë banorë dhe po ashtu ofron shërbime për fshatrat përreth si; Truda, Milevci , Sinidolli, Bërnica e Siqeva”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.