Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kandidat për president nga ky subjekt politik, Daut Haradinaj sot në vizitën e tij në Gjakovë është takuar edhe me udhëheqësit e Brigadës 137 Gjakova.
Haradinaj thotë se kjo brigadë është e vendosur që ta kenë përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Kosovës.
“Udhëheqësit e Brigadës 137 Gjakova të vendosur që të kenë përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Kosovës, ku pritet të jetë një legjislaturë e fortë dhe vendimtare për Kosovën dhe rrugën e saj”, shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook.