×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj do t’i ndërtojë tri qendra Skateboard-i në Prishtinë

    Insajderi
    28 September 2021 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka pak hapësira publike për argëtim, ndërkohë që ndërtimet dhe rrugët pa trotuare kanë zënë hapësirat gjithandej qytetit. Fëmijët, por edhe të rinjtë e kryeqytetit, detyrohen që të paguajnë hapësira private për sport e rekreacion, siç janë qendrat e fitnessit apo fushat e mbyllura sportive për futboll e lojëra të tjera.

    Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, ka bërë një plan fillestar për të krijuar diçka kreative në Prishtinë, që lidhet me sportin e Skateboardi-it, një aktivitet i dashur për të rinjtë nëpër botë.

    Sipas planit qeverisës të Haradinajt, me qeverisjen e tij në Prishtinë, do të krijohen tri pika për Sakteboard në kryeqytet, apo siç njihen në gjuhën angleze “Skateboard Plants”.

    “Çdo ditë e më shumë të rinjtë e Prishtinës apasionohen pas këtij sporti. Ne do të kujdesemi që të krijojmë shtigje të përshtatshme dhe moderne për ketë lloj sporti për më të rinjtë”, ka shkruar kandidati për kryetar Daut Haradinaj.

    Kandidati për kryeqytetin, Daut Haradinaj, ka marr pozicion të fortë në garën për zgjedhjet komunale të 17 tetorit. Kandidatura e tij po pranohet po mirëpritet nga qytetarët, për shkak të ideve të tij qeverisëse, por edhe për shkak të fushatës kreative dhe shumë miqësore me banorët e Prishtinës.

    Ai ka arritur që t’i kuptojë në thelb nevojat e prishtinasve, jeta e të cilëve ka shënuar rënie në cilësi, me dyndjen e qytetarëve nga e gjithë Kosova drejt Prishtinës, por edhe me ndërtimin e hovshëm dhe të pakontrolluar të ndërtesave për banim dhe qëllime komerciale.

    Haradinaj ka premtuar që me nisjen e mandatit të tij, do të nisin edhe vendimet e guximshme, por edhe të drejta, në mënyrë jeta për banorët e kryeqytetit të përmirësohet. Ai ka premtuar ndërhyrje nga infrastrutkura, urbanizmi, ekonomia, siguria deri te zbatimi i Ligjit për Prishtinën, përmes të cilit kryeqyteti mund të vjel disa benefite, si është themelimi i Policisë së Kryeqytetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark