×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj ‘dridh’ Vranjevcin, interesim i madh për ta degjuar

    Insajderi
    22 September 2021 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me takimet me qytetarë të kryeqytetit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

    Kësaj radhe Haradinaj është në Kodrën e Trimave, ku u prit nga një numër i madh i banorëve të cilët ishin të interesuar për ta dëgjuar planin e tij për Prishtinën.

    Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kodra e Trimave, e diskriminuar historikisht nga qeverisjet e kaluara, do të jetë prioritet i tij qeverisës.

    Ndër të tjera, Haradinaj tha se legalizmi i ndërtimeve, rritja e kuotave të ndërtimit, rritja e hapësirave sportive dhe investimet në infrastrukturë janë vetëm disa nga pikat të programit të tij për Kodrën e Trimave, të cilat do të trajtohen me urgjencë.

    Njoftimi i plotë:

    Sot në takim me banorët e Kodrës së Trimave, theksova edhe njëherë se kjo lagje e kryeqytetit e diskriminuar nga qeverisjet e kaluara do të prioritet i ynë gjatë qeverisjes.

    Legalizmi i ndërtimeve, rritja e kuotave të ndërtimit, rritja e hapësirave sportive dhe investimet në infrastrukturë janë vetëm disa nga pikat të programit tonë për Kodrën e Trimave, të cilat do të trajtohen me urgjencë.

    Të gjithë po kërkojnë kushte elementare që ju mungojnë kësaj pjesë të Kodrës së Trimave, pa palestër, pa ndriçim, pa çerdhe, pa transport publik një pjesë e mirë e kësaj ane pa siguri për fëmijët që ecin me kilometra për shkuar në shkollë, e shumë cështje të tjera elementare që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark