Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovë Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe simpatizantëve të AAK-së, që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të mbahet nesër në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.
Po ashtu Haradinaj tha se me secilin veç e veç ka diskutuar për rëndësinë që kanë këto zgjedhje.
Postimi i plotë i Haradinajt:
‘Të nderuar qytetarë, Për shumë ditë me radhë u takuam dhe biseduam për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Duke dashur të ju falënderoj publikisht secilin veç e veç që keni ndarë kohën për bashkëbisedimin dhe angazhimin e juaj, më lejoni që të ju ftoj të merrni pjesë në mbylljen e fushatës që do të mbahet nesër, në ora 16:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ky tubim përmbyllës do të jetë edhe mesazhi i Forcës së Kosovës dhe fitores së saj me 14 shkurt. Faleminderit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.