Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka hapur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku ka prezantuar programin qeverisës.
Ai tha se prioritet do ta ketë ndërtimin e spitalit të Prishtinës, mungesën e të cilit deri më tash e quajti të pakuptimtë.
Pretendenti për kryetar të Prishtinës tha se gjatë qeverisjes së tij do të adresojë edhe çështjen e trafikut dhe parkingjeve në Prishtinë.
Haradinaj tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë ndërtimit të shkollave dhe çerdheve të reja