×
  • Lajme
  • Insajderi

    Daut Haradinaj: Nëse përmbyllet marrëveshja me Serbinë, s’kam arsye të jem në Kuvend

    Insajderi
    27 November 2022 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se partia e tij do e përkrahte Asociacionin nëse do fuqizohej në bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

    “Asociacionin e kemi kundërshtuar edhe përmes protestave. Në rast se zbatohet në bazë të vendimeve të Kushtetutës së Kosovës ne nuk shohim rrezik se mundet me u dëmtu substance e shtetit. Nuk po themi se ajo është e mirë, por edhe nëse krijohet duhet në bazë të vendimit të kushtetuesës. Nëse kthehet mbrapa siç ka qenë është i rrezikshëm”, ka thënë Haradinaj për Insajderin.

    I pyetur nëse do t’i kthehet Kuvendit në rast të zgjedhjeve të ardhshme, Haradinaj ka thënë se është herët për t’u deklaruar rreth kësaj çështje.

    Mirëpo, ai ka theksuar se nëse përmbyllet marrëveshja finale me Serbinë, nuk ka arsye me qenë pjesë e Parlamentit.

    “Nuk pres se do ketë zgjedhje në këtë periudhë. Nëse kish pas tash po isha hy në garë, pro në rast se ne e përmbyllim kapitullin final me Serbinë nuk besoj se ka arsye që me qenë unë pjesë e Parlamentit. Ka djemë dhe vajza të reja që mund ta kryejnë detyrën perfekte në Kuvendin e Kosovës. Por më mirë gjitha po ia lëmë kohës”.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark