×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj përkujton martirët e janarit të 1999-tës: Ishin ditët më të rënda për vendin tonë

    Insajderi
    29 January 2021 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë heroikisht në fshatrat e Gjakovës, saktësisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit, në fundin e janarit të vitit 1999, shkruan Insajderi.

    Ky rrugëtim, sipas tij njihet si rrugëtimi më i përgjakshëm i UÇK-së në Dukagjin, ku ato ditë pothuajshe burrat më të mëdhenj të Dukagjinit ishin në rresht, secili më trim se tjetri, secili më guximtar e të gatshëm për sakrificë.

    Shkrimi i plotë:

    Datat 27, 28, 29 janar të vitit 1999, ishin ditë të rënda për vendin tonë. 21 dëshmorë dhe 9 martirë ranë heroikisht në fshatrat e Gjakovës, saktësisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.

    Ky rrugëtim, njihet si rrugëtimi më i përgjakshëm i UÇK-së në Dukagjin, atë ditë pothuajshe burrat më të mëdhenj të Dukagjinit ishin në rresht, secili më trim se tjetri, secili më guximtar e të gatshëm për sakrificë.

    “Përgjithmonë përulemi para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

    Lavdi!

    Image may contain: 21 people, hat, text that says "21 DESHMORET USHTRISE LIRIMTARE TE KOSOVES TE RENE NE ALTARIN LIRISE 27,2 JANAR 1999 NEBISHTAZHIN, GODEN ROGOVE TÊ HASIT RANE DESHMORE NỀ ALTARIN ATDHEUT PER TẾ MOS VDEKUR KURRE! AGIM AGIMZENEL AGRON RAMA AGUSH GJOCAJ BAHTJAR MORINA DAUT ZAGRAGJA-KELMENDI EMRUSH ÇETAJ GEZIM ADEMAJ GASPER KARAGI HAMDI BERISHA 00TS HAXHI KLEÇKA ILIRMERTURI KASIM SHALA LUAN SMAJLI MEME LLESHI NAIM DRESHAJ NAIM GASHI PREN LLESHI SAHIT KRASNIQI VALON GASHI VIDEI AVDYL"

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark