Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime të ndryshme me banorët e kryeqytetit.
Në takimin e organizuar në ambientet e shtabit të tij zgjedhor, Haradinaj tha se lista dhe programi i tij për Prishtinën janë zgjidhja e vetme për problemet e lëna në gjysmë gjatë qeverisjeve të kaluara.
Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se do të jetë pranë do të jetë pranë qytetarit në çdo kohë, duke bashkëpunuar për një kryeqytet të barabartë për secilin.
Njoftimi i plotë i Haradinajt:
Sot në zyret e shtabit, në takimin e organizuar nga kandidatja për asamble Shyhrete Bajrami Demaj theksova edhe njëherë se lista dhe programi jonë për Prishtinën janë zgjidhja e vetme për problemet e lëna në gjysmë gjatë qeverisjeve të kaluara.
Do të jemi pranë qytetarit në çdo kohë, duke bashkëpunuar për një kryeqytet të barabartë për secilin.