×
Zgjedhjet 2021

Daut Haradinaj takon përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, kërkon nga Banka Qendrore t’i dalë në ndihmë gastronomisë

Insajderi
08 February 2021 - 16:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherësh edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj së bashku me me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Tahiri, kanë pasur takim me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.


“Së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri takuam Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ku biseduam për hallet e gastronomeve gjatë kësaj periudhe. E dimë se janë kohëra tepër të vështira për ta dhe ne edhe njëherë i siguruam për përkrahjen tonë të parezervë!”, ka shkruar ai.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook tha se synojnë që Banka Qendrore të japë mundësinë e kredimarrjes për bizneset e gastronomisë.

“Qeveria ta rikthejë taksën në 8%, të zgjatet orari i punës për të paktën edhe 2 orë dhe të lejohet hapja e ahengjeve, me respektim të masave anti-covid”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri takuam Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ku biseduam për hallet e gastronomeve gjatë kësaj periudhe. E dimë se janë kohëra tepër të vështira për ta dhe ne edhe njëherë i siguruam për përkrahjen tonë të parezervë!

Ndër të tjerash, në synojmë që Banka Qendrore të japë mundësinë e kredimarrjes për bizneset e gastronomisë, Qeveria ta rikthejë taksën në 8%, të zgjatet orari i punës për të paktën edhe 2 orë dhe të lejohet hapja e ahengjeve, me respektim të masave anti-covid.

Në të njëjtën kohë u dakorduam që Parlamenti i ardhshëm të vendosë për amnisti ndaj të gjithë atyre që u gjobitën në 12 muajt e fundit. Të gjitha këto kërkesa e kanë mbështetjen tonë të plotë!

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark