Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur pas përfundimit të protestës për veteranët.
Ai tha se veterani më i rrejshëm është Albin Kurti.
“Një nga veteranët më mashtrues është Albin Kurti, i cili se ka pasur kurrë pushkën në dorë dhe e gëzon statusin e veteranit”, tha Haradinaj.
“Ata po thirren se lista është e fryrë, krejt përmbajtja e kësaj teme ishte fryrja e listave, ndërsa po e harrojnë faktin se i kanë në dorë mekanizmat për pastrimin e listave. Ai i cili është veteran i jashtëligjshëm, le të largohet, le të sanksionohet se ligji është i qartë”, tha ai.