×
  • Sport
  • Sport

    De Bruyne bën pak humor para finales së Stambollit: “Nuk ishte dashuri me shikim të parë me Haaland, jam i lumtur me gruan time”…

    Insajderi
    10 June 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesfushori belg Kevin De Bruyne dhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland kanë punuar së bashku pa probleme dhe vazhdimisht, që nga ardhja e sulmuesit shtatlartë në Manchester City. 

    Një gazetar norvegjez e pyeti mesfushorin në konferencën për shtyp përpara finales së  Champions League me Interin, nëse ishte “dashuri me shikim të parë” mes tyre? 

    Asi belg iu përgjigjur menjëherë: “Jo, jo, jo…Jam i lumtur me gruan time!” (qesh). Dhe më pas shton: “Ndonjëherë, si kjo, ndjehesh me një lojtar dhe e kupton se çfarë dëshiron. 

    Ai shënon vazhdimisht, me shpejtësi të jashtëzakonshme, përshtatet lehtësisht me ekipin.  Edhe në ndeshjet e fundit (pa shënuar), ai luajti një rol të rëndësishëm në nivele të ndryshme. Shpresoj që ai të vazhdojë të bëjë atë që po bën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark