×
  • Sport
  • Sport

    De Bruyne: Haaland do arrijë shifrat e Messit dhe Ronaldos

    Insajderi
    26 December 2022 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erling Haaland u rikthye në aksion në Carabao Cup, ku norvegjezi shënoi golin e parë të sfidës përballë Liverpool pas asistimit të Kevin De Bruyne. Man City u kualifikua më tej pas triumfit me rezultatin 3-2 ndërsa për Pep Guardiolën nuk ishte në dispozicion kampioni i botës Julian Alvarez.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet britanike, një nga mesfushorët  më të mirë në botë, Kevin De Bryne ka folur me superlativa për sulmuesit e Man City. Ai beson se Erling Haaland është i aftë të arrijë sukseset e Ronaldos dhe Mesit në qoftë se do të mbajë këtë ritëm, ndërsa për Alvarez belgu shton se është një lojtar shumë i talentuar dhe në të ardhmen do të luajë më shumë për kampionët e anglisë.

    “Haaland që tani ka rreth 200 gola, kështu që në të ardhmen mund të shkojë në 600, 700 ose 800 nëse qëndron në formë dhe vazhdon të bëjë gjërat që bën. Erling është një sulmues i nivelit të lartë. Julian Alvarez e pamë që në fillim që ishte i talentuar. Asnjë nuk e di se çfarë do të ndodhë me një lojtarë që vjen nga Amerika e Jugut, por ai tashmë duket si një i rritur që luan për Man City-n. Jam i lumtur për të. Vazhdimisht ai ka marrë minuta dhe ka luajtur më shumë. Alvarez që tani ka shënuar shumë gola.”-tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark