×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i Valmir Bosit- Tiktokeri Fire lajmërohet nga burgu: E bëra për shaka

    Insajderi
    04 May 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër ditë më parë një video e tmerrshme filloi të shpërndahet në platformat sociale.

    TikTok-eri i njohur si “Valmir Bossi” kishte afruar pranë kamerës një fëmijë të mitur  dhe e kishte detyruar të tregoj organin gjenital.

    Kjo kishte ndodhur gjatë një sfide ‘live’ në TikTok.

    Këtë, tashmë të arrestuarit nga Policia e Kosovës, i kishte kërkuar ta bëjë personi tjetër që ishte ‘live’ ato momente, i njohur me nofkën Fire.

    Për këtë të fundit Policia i kishte kërkuar qytetarëve që nëse e shihnin diku ta lajmëronin në këtë institucion.

    Por, sipas vet TikTok-erit, ai është në një burg të Francës.

    Në një ‘live’ me TikTok—erin nga Shqipëria, të njohur si Kozaku, në lidhje me këtë çështje ai ka deklaruar: Puna është TikTok hesapi. Bëhen lojëra më ekstreme ditë për ditë. Gjeti një shkak këtu tek unë, se për ditë janë duke u bërë lojëra ekstreme. Unë e bana me shaka. I thash- “Bëje qët dënim”, ai e bani. Çka t’i bëj unë!? Unë s’e bana me zor. As s’isha fizikisht aty.

    Kozaku: Ti je në burg, o burrë. Ti je në telefon. Nuk e bëri ti, por…

    “Firë”: O vlla, ai ka bërë lloj-lloj denimesh. Pse nuk e kanë kap kur ka ba dënime me “x-in”?

    Kozaku: Policia e Kosovës ka bë gjë më të mirë që e ka arrestu. Bravo i qoftë!

    “Fire”: Puna është se ai ka pasë me u arrest edhe më përpara, por u kapen tek unë.

    @kastriot088 #fyp #tiktokviral #pertyshqipe #kozakbraci #fire #kosova #shqiptaretneperbote ♬ son original – Alban 🦅

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark