×
  • Sport
  • Sport

    De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

    Insajderi
    23 May 2024 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frenkie de Jong është larg futbollisti më i paguar te Barcelona dhe paga e tij është një barrë e madhe për klubin katalunas.

    Cilësitë e tij në fushë nuk diskutohen, por paga prej 18 milionë eurove neto në sezon është e lartë për një klub që po kalon nëpër një krizë të madhe financiare.

    Barcelona i ka ofruar rinovimin e kontratës holandezit duke i kërkuar të ulë pagën e tij, por ai një gjë të tillë nuk e ka pranuar.

    De Jong dëshiron të vazhdoj te Barcelona pasi është klubi i ëndrrave të tij, por nuk dëshiron të ulë kërkesat financiare.

    Kjo ka bërë që katalunaasve t’i humbet durimi dhe ta nxjerrin atë në listën e transferimeve, duke i caktuar edhe çmimin e largimit.

    Gjiganti katalunas synon që nga shitja e mesfushorit holandez të fitoj 80 milionë euro dhe tanimë janë alarmuar skuadrat angleze.

    Manchester United, Arsenal, Man City, Newcastle United e duan në Angli, derisa interesim për holandezin kanë shfaqur edhe Bayern Munich dhe PSG.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark