×
  • Showbiz
  • Show

    Dea Mishel po kryqëzohet në rrjet, reagon i ati i saj

    Insajderi
    08 February 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dea Mishel është në qendër të kritikave përgjatë ditëve të fundit që pasi dërgoi në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin e kjo e fundit doli nga shtëpia. Pothuajse i gjithë rrjeti i është kthyer kundër teksa komentuesit e konsiderojnë si një “ushtare” të Oltës.

    Bujar Hoxha, i ati i Deas, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka folur për të gjithë situatën e krijuar. Ai i ka dalë në mbrojtje së bijës duke thënë se e bija nuk bën kurrë mbrapsht për askënd.

    “Të thuash të vërtetën sot krijon armiq. Vajza ime është labe dhe nuk bën kurrë mbrapsht për asnjë. Edhe kur bën faj kërkon falje. Ajo duket e butë, por ka karakter të fortë, ajo nuk ka fyer askënd është sjellë me edukatën që e karakterizon, por kur shikon padrejtësi ajo rri përballë.

    Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, e vërtetë. Është një lojë e pakuptimtë, unë kam ankesat e mia, nga njerëzit që janë brenda dhe që janë jashtë. Aty bullizohet një femër dhe shoqëria. Dea bullizohet në televizion direkt, fyhet nga një mashkull që është babai i saj në moshë. Shoqëria në vend që të reagojë solidarizohet me të”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark