×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Debat i ashpër mes Bajramit e Muratit: Mos rrej, ti po rren!

    Insajderi
    10 July 2023 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili përgjatë fjalës së deputetes për ligjin e tatimit në pronë, i ka thënë “mos rrej”.

    Bajrami ka ngritur zërin duke bërtitur në foltoren e Kuvendit duke i thënë se kryetari i Kuvendit është dashur të ia tërheqë vërejtjen ministrit.

    “z. Murati sapo e përmendi fjalën mos rrej dhe unë nuk jam duke rrejt. Ky ministër ka propozu që mund të falen 100 euro nga Kuvendet komunale e keni shty Kuvendin Komunal të Gjilanit e ka marrë vendimin Kuvendi komunal i Gjlianit për me i falë 100 euro. Mandej je kthy në zyre kanë tregu ekspertët ligjorë një gjë e tillë nuk bëhet, je ulë e ke bo ligjin. Unë nuk po rrej, ai që po rren jeni ju përderisa kryetari i Kuvendit nuk ka tërheq vërejtën mu më lejohet me tu kundërvu me gjuhën e njëjte sepse nuk është në natyrën time me i thanë në dikujt po rren”, tha Bajrami

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark