×
  • Showbiz
  • Show

    Debat i ashpër mes Xhulit e Stresit: Ti nuk je burrë

    Insajderi
    17 March 2023 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stresi dhe Xhuli edhe në ditën finale të Big Brother VIP Kosova po i vazhdojnë debatet me njëri-tjetrin.

    Dyshja që për më shumë se tre muaj kanë krijuar situata të ndryshme në shtëpinë e famshme së fundmi ndezen një tjetër diskutim.

    Reperi edhe një herë ia përmendi modeles veprimin e saj ndaj Vedatit kur ajo ia puthi këmbët dhe iu ulë në prehër.

    Stresi tha se vazhdon ta konsideroj si një gjest të ulët veprimin e saj duke thënë se ishte përulje për të.

    “Ose ti ke malltretuar imazhin e femrës, ose askush, një femër nuk përulet duke ia puthë këmbët”, tha Stresi.

    Ndërkohë, Xhuli iu kthye duke i thënë se meshkujt si ai nuk i llogaritë fare.

    “Ti nuk je burrë mjaftueshëm për mua, të kam thënë 10-të meshkuj si ti i shti në gjep”, u kundërpërgjigj Xhuli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark