×
  • Showbiz
  • Show

    Debatet me Eglën, Jetmiri: Ose unë ose ajo, më ka vënë në lojë burrërinë

    Insajderi
    16 April 2024 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditëve të fundit, Jetmiri vendosi të injoronte 3 banorë në shtëpi, Romeon, Heidin dhe Eglën, me të cilët ka pasur shumë debate në shtëpi.

    Gjatë spektaklit të sotëm, ai u shpreh se sipas tij, Egla ka shkelur çdo rregull duke e ofenduar. Nga ana e saj, Egla u shpreh se e gjitha kjo është një skemë e Jetmirit, për të marrë vëmendje.

    Egla: Mu afrua një mbrëmje, ne kemi vazhduar të rrimë bashkë në një fazë të dytë deri në agim,. Jemtir më ka përqafuar, kërkoi paqe me mua, unë thash nuk mbaj mëri por mos mu afro më të më përqafosh se më kall datën. Nuk e dija që kishte marrë vendimin mos të më fliste mua kësaj dhe atij. Mendoj se ka një ngërç bisede në të folur me mua. E nuhas çfarë është duke bërë, duke u përpjekur të marrë vëmendjen, mbyll gojën me ndonjë rreckë, shkruan ndonjë shkrim, mbledh ca njerëz për të bërë monologje, kujton ish kolegë, ndryshon kontekstin e fjalëve, nuk është i vetmi që e bën. Kjo është bërë një gjë normalë në shtëpi dhe nuk kam ndonjë marrëdhënie, që në momentin që më ka hequr jorganin. Nuk kam pasur ndonjë relat deri në mbrëmje që po i binte gongut. Unë isha sëmurë atë mbrëmje dhe ai më pyeti si je. Kur jam çuar që ka ndodhur ajo skenë, kena gdhi ditën duke bërë muhabet rehat pa kërcënime.

    Jetmiri: Nuk di nga t’ia filloj. Nga ajo që po bën Egla, apo nga ajo si ju keni dashur ta tregoni. Duket sikur Jetmiri është problem për Eglën, kur kjo më ka ofenduar, më ka vënë në dyshim burrërinë, më ka thënë maniak, më ka përmendur fëmijën etj. Kjo në biseda ka përfshirë jo vetëm lojën po dhe ju se si i trajtoni gjërat. Ky person me sjelljen e saj ç’njerëzore, fyese, unë kam gjithë të drejtën time që ta sjell në vëmendje sepse besoj që i janë dhënë më shumë mundësi për të dhënë mesazhe. Është person problematik që nuk respekton normat dhe rregullat. Ka gjuhë agresive dhe nuk mund të tolerohet në një televizion publik. Janë shkelur të gjitha rregullat dhe duhet të ndërhyhet në momentin që e drejta e tjetrit shkelet. Unë kam të drejtë të reagoj. Të më falni që u kam rënë në qafë, të më falë publiku, sepse kjo është e vetmja gjë që mund të bëj.

    Egla: Si mbledhje kooperative më duket.

    Këtu ndërhyri edhe moderatori Ledion Liço, i cili iu përgjigj komenteve të Jetmirit.

    Ledion Liço: Nuk është dhe nuk ka qenë një program edukativ. Ky nuk është një program publik, por pay-tv, pra paguhet për transmetimin për t’u ndjekur nga të rriturit. Ka një paralajmërim për prindërit që të mos e ndjekin fëmijët e tyre sepse përmban gjuhë nga e të gjitha llojeve dhe ofendime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark