×
  • Lajme
  • Lajme

    Debati Olluri-Hoxha: Një miliarder si Radojçiqi nuk i vesh çizmet e uniformën për të luftuar me valltarë

    Insajderi
    02 October 2023 - 22:55

    Gjatë emisionit Pressing të T7, ku është diskutuar për Milan Radojçiqin, personin që ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ka pasur debat rreth grupit që sulmoi Policinë e Kosovës.

    Astren Hoxha, avokat, ka pretenduar se ky grup ka qenë i organizuar mirë, si dhe i papërgatitur, meqë ai iu referohej profesioneve të anëtarëe të këtij grupi.

    “Ka pasur valltarë e njeri që ka punuar në pompë të benzinës”, tha Hoxha.

    Deklaratat e tij ngjallën debat, teksa gazetari Parim Olluri, e pyeti sesi një miliarder si Radojçiq merr me vete njerëz të papërgatitur.

    ”Çfarë i duhet një miliarderi si Radojçiqi me i vesh çizmet, edhe me dal te Blanska. Qysh mendon ti që një miliarder me 5 milionë furnizime edhe merr njerëz të papërgatitur, valltarë me vete”, ka thënë ai.

    Hoxha ia ktheu Olllurit duke i thënë “pyete Radojçiqin”.

    “Jo po të pyes ty”, ia ktheu Olluri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark