×
  • Showbiz
  • Show

    Debatoi me Luizin para se të largohej, çfarë tha sonte Valbona për Luizin në Big Brother VIP Albania?

    Insajderi
    25 February 2023 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valbona Mema sonte ka qenë prezente në studion e Big Brother VIP Albania.

    Këngëtarja Mema ka thënë se për të gjithë banorët do e marri malli ndërsa i quajti ata si familjen e saj.

    Pavarësisht debatit që pati së fundmi me Luizin, banor me të cilin ajo ka qenë shumë e afërt nga fillimi, këngëtarja Mema tha fjalët më të mira për të.

    “Luizin e kam parë si djalë, si vëlla, do kemi raport shumë të mirë edhe jasht. Mëngjeset i kaloja me të, më këshillonte ani pse kishte dy muaj e sulmonin, gjente kohën”, tha ish-banorja e Big Brother VIP Albania.

    Valbona Mema la shtëpinë e Big Brother VIP Albania në mes të kësaj jave, pasi asaj iu komunikua se gjendja shëndetësore e motres së saj ishte përkeqësuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark