Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Jordania në miqësoren e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova ka pësuar humbje me rezultat 0:2, raporton Insporti.com.
Baha Faisal dhe Hamza Aldaradreh shënuan golat e fitores për mysafirët, në minutat 18 dhe 85.
Vlen të theksohet se Jordania mbeti me një lojtar më pak në minutën e parë shtesë (90+1), kur Noor Al-Rawabdeh u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Ndryshe, Kosova ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Greqia, më 14 nëntor.
Ndeshja ndaj grekëve është e vlefshme për kualifikime në Botërorin “Katar 2022”.