×
  • Lajme
  • Lajme

    “Debutimi i humorit të LDK’së”, vazhdojnë talljet me Podcastin e Abdixhikut

    Insajderi
    22 October 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njoftimi për nisjen e një Podcasti të ri nga kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku është pritur me tallje nga masa. Ky lansim po konsiderohet si kopje e pastër e Podcastit të politikanit shqiptar, Edi Rama.

    Një tallje publike e ka bërë edhe këshilltari i Konjufcës, Ilir Kërçeli.

    Në facebook, ai e ka quajtur si “Debutim i humorit të LDK’së” duke e ironizuar me një deklaratë që e ka dhënë Lutfi Haziri i cili ka thënë se ‘ditët e ardhshme do të jenë shokuese’.   

    Kërçeli ka thënë se ‘mos e ka fjalën për nisjen e emisionit’ nga kreu i LDK’së.

    Postimi i plotë:

    Lutfi Haziri: Ditët e ardhshme do të jenë shokuese!

    Mos e ka fjalën për debutimin e humorit të LDK-së me këtë podcastin e ri? Po e presim pra, shpresojmë nuk është aq shokuese sa humori i Lutës me privatizimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark