×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda: Qeveria duhet t’i ndërmerr të gjitha masat për mos-shtrejtim të çmimeve

    Insajderi
    21 November 2018 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reguar duke e mbështetur vendimin e marrë nga Qeveria për ta rritur taksën ndaj produkteve serbe në 100 për qind. Ai gjithashtu i ka kërkuar Qeverisë që të mops lejojë rritjen e çmimeve.

    “Vendimi i Qeverisë për rritjen e taksës nga 10% në 100% është i qëlluar”, ka shkruar fillimisht Deda n♪7 Facebook.

    Ai ka thënë se kjo taksë duhet të mbetet në fuqi deri kur Serbia t’i kthehet normalizimit të marrëdhënieve.

    “Kjo masë duhet të mbetet në fuqi deri kur Serbia t’i kthehet “normalizimit të marrëdhënieve” duke:
    A. E ndalë në mënyrë të verifikueshme fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës;
    B. Në mënyrë të plotë e zbaton marrëveshjen për energji; marrëvshjen për IBM; marrëvshjen për kadastër e regjistër civil, si dhe marrëvshjen për diploma universitare”, ka shkruar Deda.

    Në fund, ai ka thënë se Qeveria duhet të marrë masa që çmimet të mos shtrenjtohen.

    “Në ndërkohë, Qeveria duhet t’i ndërmerr të gjitha masat për mos-shtrejtim të çmimeve në Kosovë”, përfundon postimi i Dedës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark