×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dega e Folklorit në IAP organizon tryezë shkencore për Qamilin e Vogël

    Insajderi
    24 September 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dega e Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinë tryezë shkencore për figurën dhe rëndësinë e Qamilit të Vogël në historikun e muzikës shqiptare.

    Tryeza shkencore ka titullin “Gjurmët e Qamilit të Vogël në muzikë” dhe mbahet me datën 27 shtator, ora 11:00, në Institutin Albanologjik, gjegjësisht në sallën shkencoore, kati i tretë.

    Ky aktivitet tejet i rendësishëm fillon me fjalën hapëse të Dr. Arbnora Dushit, shefe e Degës së Folklorit në Institutin Albanologjik, për të vazhduar me shfaqjen e dokumentarit “Gjurmëve të Qamilit të Vogël”, me autor Kati Zhubi dhe producent Hekuran Zogu.

    Ndërsa, me kumtesa dhe trajtesa studimore për figurën dhe rëndësinë e Qamilit të Vogël do të paraqiten studiuesit dhe njohësit e muzikës shqiptare, si Krenar Doli, Albin Sadiku, Behar Arllati, Bekim Ramadani dhe Bestar Vula.

    Aktiviteti në fjalë do të moderohet nga etnomuzikologu Visar Munishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark