Dëgjohen të shtëna armësh edhe në Rudar – Insajderi
×
Insajderi

Dëgjohen të shtëna armësh edhe në Rudar

Insajderi
11 December 2022 - 23:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe nata e sotme po vazhdon me tensione në Veri të Mitrovicës. Burime të sigurta i kanë thënë Insajderit se të shtëna armësh janë dëgjuar krejt në afërsi të Policisë së Kosovës në Rudar.

Jo larg vendit ku janë stacionuar policia kosovare ka edhe prezence të ushtarëve të KFOR’i.

Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për rastin. E as ministri Xhelal Sveçla përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të Gazetës për të marr informata për gjendjen aktuale në Veri.

Nëpër rrjete sociale tashmë ka filluar që të qarkullojë një video që thuhet se është helikopter i KFOR në Rudar.

Ndërsa një orë më parë, Insadjeri raportoi edhe për një shpërthim në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë.

Ndërsa, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka njoftuar se për shkak të situatës në veri të Kosovës, është formuar Shtabi i Krizave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark