×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vazhdon drama- Serbët formojnë Shtabin e Krizave, Rakiq thotë se janë duke u mbledhur në Zveçan

    Insajderi
    11 December 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka njoftuar se për shkak të situatës në veri të Kosovës, është formuar Shtabi i Krizave.

    Sipas Rakiqit, ky shtab ka për qëllim të raportojë rregullisht për gjendjen në terren, përcjell Insajderi.

    Duke e komentuar situatën në terren, për “Pink TV”, Rakiq ka thënë se situata vazhdon të jetë e tensionuar.

    “Tensionet nuk kanë rënë. Jemi këtu në Zveçan, më saktësisht në Rudare ku po mblidhen gjithnjë e më shumë qytetarë”, ka deklaruar Rakiq.

    Ai ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që të trajtojnë me respekt pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it sepse, siç ka theksuar, prania e tyre në veri të Republikës së Kosovës është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark